Bujar Kadriji: Fitorja në Manastir, sikur ta kemi trofeun e kampionit në duart tona!

Futboll

Bujar Kadriji: Fitorja në Manastir, sikur ta kemi trofeun e kampionit në duart tona!

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:37
Bujar Kadriji

Skuadra e Besës ia ka dalë të festoj në derbin kundër Pelisterit në Manastir me rezultat 1-2 dhe të përforcojë  kreun e tabelës në Ligën e dytë të Maqedonisë

Të dy golat i ka shënuar Fiton Ademi, nga një në çdo pjesë.

Tani Besa ka 28 pikë, pesë më shumë se Detonit Plakovica dhe shtatë më shumë se Pelisteri, të cilën pothuajse e eliminoi nga gara për titull.

Bujar Kadriji, drejtori sportiv i KF Besa, e ka shijuar këtë fitore të madhe, duke përgëzuar futbollistët për angazhimin në fushën e lojës dhe dëshirën për fitore. Ai ka thënë se këto janë pikët që e shpiejnë në Ligën e Parë, edhe pse  kampionati është në gjysmë të rrugës.

“Kjo fitore i bie sikur trofeu i kampionit të Ligës së dytë të jenë në durat tona. Janë pikët që na cojnë në Ligën e parë. Na gëzon vullneti i madh i lojtarëve të rinj që i kemi në klub, ku me ndihmën dhe përvojnë e lojtarëve që i kemi në moshë si  Alimi, Emini etjerë futbollistët e rinj po ndihen më të lirë”, deklaroi për Open-TV, Bujar Kadriji, i cili shtoi se Besa që tani po përgatitet për përforcime në Ligën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat