Di Francesco me fjalë të mëdha për lojtarin nga Kosova

Futboll

Di Francesco me fjalë të mëdha për lojtarin nga Kosova

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:16
Arijon Ibrahimoviç

Arijon Ibrahimoviç ka filluar të lë gjurmë në futbollin italian vetëm disa muaj pas transferimit nga Bayern Munichu.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova pas debutimit në Serie A, ka luajtur titullar në Kupën e Italisë ku ka shënuar edhe një gol të rëndësishëm me fanellën e Frosinones.

Trajneri i Frosinones, Eusebio Di Francesco nuk i kurseu fjalët motivuese ndaj sulmuesit me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic.

Di Francesco theksoi se ai është vetëm 17 vjeç, por në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Torinos tregoi rritje.

“Ai ka lindur mesfushor sulmues. Nuk i ka mbushur ende 18 vjeç mos e harrojmë këtë, pasi është çështje pjekurie sa i përket pikëpamjes teknike”.

“Duhet të përmirësohet shumë, por ka demostruar rritje në të gjitha nivelet në Torino, duke përfshirë edhe atë mbrojtës. Megjithatë duhet dhe mund të bëjë më shumë”.

“E nisi paksa i çorganizuar, por ne e vlerësojmë paraqitjen  e tij. Ai mund të luajë në 4-3-3”, u shpreh Di Francesco.

Ibrhaimovic është i huazuar te Frosinone nga Bayern Munich, por klubi italian ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 3,5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat