Szoboszlai sulmon ish-yjet e Liverpool-it

Futboll

Szoboszlai sulmon ish-yjet e Liverpool-it

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:12
Szoboszlai

Kapiteni i Hungarisë, Dominik Szoboszlai, ka zbuluar se klubi ka mbajtur në kurriz disa lojtarë në sezonet e fundit.

Nënshkrimi i verës ka sulmuar disa prej ish-lojtarëve të Reds, të cilët ishin të kënaqur duke qëndruar në stol.

“Të gjithë duan të jenë titullarë, kjo është normale dhe ky duhet të jetë qëllimi në çdo ekip”, tha ai në podcast-in hungarez Premier Leak.

“Kush është i kënaqur me qëndrimin në stol? Do të jem i sinqertë, ka disa. Në fakt, para se të vija këtu ka pasur disa lojtarë të Liverpool-it gjithashtu.

“Nuk do të përmend emra, por kam dëgjuar për këtë. Personalisht, dua të luaj në çdo ndeshje, edhe nëse jam pak i lodhur.

“Qoftë FA Cup, Kupa e Ligës, Europa League, Premier League, ekipi kombëtar, çdo ndeshje”.

Ai shtoi: “Jam në një gjendje të mirë kur shërbimet e mia kërkohen vazhdimisht. Jam në gjendjen më të mirë kur mund të luaj të enjten dhe të dielën.

“Sepse atëherë nuk ka stërvitje, rikuperim, përqendrim, ndeshje, rikuperim, ndeshje, dhe kjo vazhdon dhe vazhdon, dhe kjo është perfekte për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat