Kane i pamëshirshëm, thyen rekord kundër Dortmundit

Futboll

Kane i pamëshirshëm, thyen rekord kundër Dortmundit

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:46
Sulmuesi Harry Kane

Sulmuesi Harry Kane, e ka nisur furishëm aventurën e tij tek Bayern Munchen.

Anglezi deri më tani ka arritur t’i realizojë 15 gola në Bundesliga, dhe dy të tjera në Champions League, në 14 ndeshje.

Kane po tregohet i pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve.

Ai theu një rekord në derbin kundër Borussia Dortmund.

30-vjeçari realizoi Hat-trick në debutim në “Der Klasicker”.

Kështu kapiteni i Anglisë po i përmbush pritshmëritë e drejtuesve të klubit bavarez.

Bayern Munchen e fitoi sfidën ndaj Dortmundit lehtësisht me rezultat 0:4.

Skuadra e Thomas Tuchel, renditet në vendin e dytë të tabelës së Bundesliga me 26 pikë, dy më pak se Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës, që është në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat