Fushë Kosova në festë, Liria fundoset në tabelë

Futboll

Fushë Kosova në festë, Liria fundoset në tabelë

Nga: K.G. Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 14:51
Pamje nga ndeshja

Liria e Prizrenit as në tokë dhe as në qiell,  e prek fundin në renditjen e elitës së futbollit të Kosovës.

Fushë Kosova ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lirisë, në takimin e javës 13-të.

Liria dominoi në pjesën e parë por e dyta i takoi Fushë Kosovës.

Futbollistët Ivkiç (60’) e Mëziu (68’) shënuan për triumfin e Fushë Kosovës e cila si vendas ka luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Fushë Kosova renditet në vend të nëntë me 10 pikë dhe Liria në fund me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat