​Miliarderi që po kërkon blerjen e Interit: Mbappe s’do të ishte vetëm ëndërr

Futboll

​Miliarderi që po kërkon blerjen e Interit: Mbappe s’do të ishte vetëm ëndërr

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 10:37
Kylian Mbappe

Biznesmeni finlandez Thomas Zilliacus i cili ka shprehur interesimin e tij për të marr pronësinë e Interit, ka folur edhe për planet e tij në rrugën e përforcimit të këtij klubi.

Miliarder njoftoi në mediat sociale të hënën se kompania e tij e investimeve XXI Century Capital kishte rënë dakord për marrëveshje me investitorë me vlerë 2.5 miliardë dollarë amerikanë përpara një oferte të re për “Nerazzurrët”.

Familja Zhang, pronarët aktualë të Interit, kanë menaxhuar vështirësitë financiare që nga pandemia COVID dhe raportet e ndryshme në muajt e fundit kanë sugjeruar se ata do të ishin të hapur për të shitur klubin, veçanërisht duke marrë parasysh afrimin e shpejtë të afatit të borxhit të tyre mbi 300 milionë euro.

Duke folur për “TVPlay”, Zilliacus detajoi planet e tij për Interin nëse oferta e tij pranohet nga familja Zhang.

“Investitorët tanë janë investitorë financiarë që nuk janë pjesë e botës së futbollit. Jemi të bindur se mund të bëhemi, si Inter, një klub edhe më i madh se tani. Kjo nuk është një kritikë për klubin aktual, i cili ka një menaxhim serioz dhe një trajner të madh. Qëllimi ynë do të ishte rritja, me këtë pronësi të re ne do të donim të specializonim në krijimin e shërbimeve edhe për fansat në mbarë botën, me synimin për të rritur të ardhurat dhe më pas për të pasur një forcë më të madhe në treg.”, tha ai.

Pasoja e gjithë kësaj do të ishte mundësia e blerjes së lojtarëve më të mirë dhe, në përgjithësi, përmirësimi i një ekipi tashmë të fortë. Mbappe, për shembull, nuk do të ishte thjesht një ëndërr. Ideja do të ishte që gradualisht të forcohej një formacion tashmë cilësor për të konkurruar, çdo vit, si për Scudetton ashtu edhe për Ligën e Kampionëve.”, shtoi ai.

Interi aktualisht ndodhet në krye të tabelës së Serie A dhe është në një vend të fortë në Ligën e Kampionëve teksa lufton për të arritur në fazën eliminatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat