Borusia kërkon reagimin e menjëhershëm

Futboll

Borusia kërkon reagimin e menjëhershëm

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:41
Hummels

Pas humbjes së turpshme 4-0 ndaj Bajern Munihut në Bundesligë, skuadra e Borusia Dortmundit përgatitet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Njuksaëllit.

Një sfidë delikate për gjermanët, që kërkojnë të harrojnë atë humbje dhe të jenë protagonistë në Europë. Salih Ozçan, mesfushori i Borussia Dortmund, kërkon ndryshimin pas disfatës ndaj Bajernit.

“Vijmë nga humbja ndaj Bajernit në fundjavë dhe ky është një rezultat i vështirë për t’u kapërdirë. Nuk e prisnim atë rezultat, ndaj duhet reagim i menjëhershëm në Ligën e Kampionëve për të treguar se kush jemi.

Pas atij rezultati kemi biseduar dhe mendoj se kemi kuptuar gabimet.

Jemi rritur shumë krahasuar me vjet, ndaj duhet ta tregojmë sërish këtë gjë në fushë, duke nisur nga sfida me Njukasëllin. Një rival i vështirë, por duhet të reagojmë me çdo kusht,” tha mes tjerash Ozçan.

Gjermanët janë në Grupin F bashkë me Milani dhe PSZH, që do të përballen sot mes tyre në “San Siro”. Borusia ndodhet në vendin e dytë në grup me 4 pikë, me një fitore, një barazim dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat