Al Khelaifi: PSG ka nisur evolucionin, kolektivi para individit

Futboll

Al Khelaifi: PSG ka nisur evolucionin, kolektivi para individit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:43
Al Khelaifi - djathtas

Presidenti i PSG -së, Nasser Al Khelaifi, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, përpara ndeshjes se Ligës së Kampionëve kundër Milanit në “San Siro”.

A po zhvillohet një revolucion te PSG ?

Më pak se revolucion, le të themi evolucion.

Ne synojmë majat, gjithmonë duke kërkuar se si të përmirësohemi dhe rritemi. Për themele të reja duhet kohë, qëllim, durim, këmbëngulje. Një projekt ndërtohet me plane të detajuara.

Pastaj kemi një filozofi të re afatgjatë, për kolektivin, jo më për individët.

Sot më pëlqen ta shikoj PSG -në, siç mendoj se bëjnë tifozët tanë.

Është rruga e duhur, gjithashtu me qendrën e re stërvitore, më e mira në botë.

Është një shtytje për të ardhmen”.

Është një PSZH shumë e përputhshme me Kilian Mbape. A është i mundur rinovimi, pasi Real Madridi deklaroi se nuk kishte nisur asnjë negociatë?

Nuk e kam parë deklaratën e tyre, të gjithë jemi të fokusuar te vetja dhe futbolli ynë, jo te të tjerët.

Kiliani vazhdon të arrijë qëllime të mëdha dhe ndoshta njerëzit e marrin si të mirëqenë, por askush nuk ka luajtur në dy finale të Kupës së Botës dhe gjithashtu nuk ka shënuar gola. Në finalen e fundit madje realizoi “hat-trick”.

E përsëris: Kiliani është më i miri në botë, është fantastike ta shohësh atë në krye të PSZH-së dhe Francës. Ai ka një efekt pozitiv tek të rinjtë tanë, na ndihmon të ndërtojmë të ardhmen tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat