Al Khelaifi për Mbappen: Nuk e di çfarë thotë Reali

Futboll

Al Khelaifi për Mbappen: Nuk e di çfarë thotë Reali

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:29
Al Khelaifi

Cila do të jetë e ardhmja e Kylian Mbappe? Një pyetje rrth së cilës rrotullohet merkatoja botërore dhe së cilës presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është përpjekur t’i përgjigjet përmes “Gazzetta dello Sport”.

PSG-ja përputhet shumë mirë me Mbappe. A është i mundur rinovimi pasi Real Madrid deklaroi se nuk ka nisur asnjë negociatë për francezin? Nuk e kam parë deklaratën e tyre, të gjithë jemi të fokusuar te vetja dhe te futbolli ynë, jo te të tjerët.

Kylian vazhdon të arrijë qëllime të mëdhe dhe ndoshta njerëzit e marrin si të mirëqenë, por askush nuk ka luajtur në dy finale të Kupës së Botës dhe gjithashtu nuk ka shënuar gol.

Ai shënoi tregolësh dhe vazhdoj ta përsëris, ai është më i miri në botë, është fantastike ta shohësh atë në krye të PSG-së dhe Francës.

Ai ka një efekt pozitiv tek të rinjtë tanë, ai na ndihmon të ndërtojmë të ardhmen tonë”, është shprehur numri një i klubit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat