Interi sfidon Juven

Futboll

Interi sfidon Juven

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 18:08
Marotta

Mesfushori i Napoli-t, Zielinski, është një objektiv në merkato i Inter-it dhe Juventus-it.

Bardhezinjtë janë në gjurmët e ish-lojtarit të Empolit prej disa kohësh për ta marrë atë me kosto zero për sezonin e ardhshëm.

Një mundësi shumë joshëse për të siguruar polakun, i cili megjithatë duket ende shumë i lidhur me ngjyrat e Napolit dhe, me ofertën e duhur, mund të rinovojë me klubin italian.

Interi, ndërkohë, në përpjekje për të mposhtur konkurrencën, mund të mendojë të bëjë një tentativë tashmë në merkaton e dimrit për Zielinskin.

Një fije shprese, e cila për momentin duket e zbehtë duke marrë parasysh dëshirat e futbollistit polak, i cili do të donte të paktën ta mbyllte sezonin me fanellën e Napolit të Rudi Garcias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat