Artim Shaqiri rikthehet te Shkendija? 

Futboll

Artim Shaqiri rikthehet te Shkendija? 

Nga: K.G. Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 19:06
Artim Shaqiri

Flitet se trajneri Ardian Nuhiu është në prag të shkarkimit nga Shkendija e Tetovës. 

“Pas humbjes nga Struga TL në derbi, nuk ka dyshim se drejtuesit tashmë e kanë përgatitur shkarkimin e tij. 

Shkendija të shtunën luan me Tikveshin në shtëpi në ndeshjen e havës së 14-të në Kampionatin e Maqedonisë.

Siç përflitet, por edhe siç mësojmë, një nga kandidatët më seriozë për stolin e Shkëndijës është Artim Shaqiri, i cili tashmë një vit e gjysmë, por edhe dhjetë vite më parë ishte në klubin tetovar”, shkruan mediumi maqedon “Sportmedia”.

Përveç Shaqirit, si opsion i mundshëm përmendet edhe emri i Srgjan Zaharievskit.

Gjithsesi, gjithçka do të dihet brenda pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat