Milani e kthen kokulur PSG-në! Manchester City bindshëm, Atletico fiton me 6:0

Futboll

Milani e kthen kokulur PSG-në! Manchester City bindshëm, Atletico fiton me 6:0

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 nëntor 2023 Në ora: 20:48 Përditësuar në ora: 23:10 më 07.11.2023
Pamje nga ndeshja

City dhe Leipzig në të 8-tën e finales, ja renditja në 4 grupet e Championsit

Manchester City dhe Leipzig kanë siguruar dy vendet e para në grupin G dy xhiro pa u mbyllur faza e grupeve dhe siguruan edhe kalimin në të tetën e finales së Champions League në futboll 

Si duket renditja në katër grupet e Champions League, E, F, G e H. 

Grupi i “vdekjes” është grupi F.

Grupi E
Atletico – Celtic 6:0 (2:0
Lazio – Feyenoord 1:0 (1:0)

Tabela 

1. Atl. Madrid    4    2    2    0    12:5    8
2. Lazio    4    2    1    1    5:5    7
3. Feyenoord    4    2    0    2    7:5    6
4. Celtic    4    0    1    3    3:12    1

Grupi F

Dortmund – Newcastle 2:0 (1:0)
Milan – PSG 2:1 (1:1)

Tabela

1. Dortmund    4    2    1    1    3:2    7
2. PSG    4    2    0    2    7:6    6
3. Milan    4    1    2    1    2:4    5
4. Newcastle    4    1    1    2    4:4    4

Grupi G

Manchester City - Young Boys 3:0 (2:0)
Cërvena Zvezda – Leipzig 1:2 (0:1)

Tabela

1. Manchester City    4    4    0    0    12:3    12
2. RB Leipzig    4    3    0    1    9:6    9
3. Cërvena Zvezda    4    0    1    3    5:10    1
4. Young Boys    4    0    1    3    4:11    1

Grupi H

Porto – Antwerp 2:0 (1:0)
Shakhtar - Barcelona 1:0 (1:0)

Tabela

1. Barcelona    4    3    0    1    8:2    9
2. Porto        4    3    0    1    9:3    9
3. Shakhtar Donetsk    4    2    0    2    6:7    6
4. Antwerp    4    0    0    4    3:14    0

Manchester City fiton, Haaland dy gola

Milani ka shënuar fitore të madhe në “San Siro”, duke e mposhtur me rezultat 2:1 PSG-në në kuadër të xhiros së katërt të Champions League në futboll. 

Dortmundi kryeson në grupin F me 7 pikë, pasojnë PSG me 6, Milani 5 dhe Newcastle ka 4 sosh.

Grupi E
Atletico – Celtic 6:0 (2:0
Lazio – Feyenoord 1:0 (1:0)

Grupi F
Dortmund – Newcastle 2:0 (1:0)
Milan – PSG 2:1 (1:1)

Grupi G
Manchester City - Young Boys 3:0 (2:0)
Cërvena Zvezda – Leipzig 1:2 (0:1)

Grupi H
Porto – Antwerp 2:0 (1:0)
Shakhtar - Barcelona 1:0 (1:0)

Në minutën e 9-të, mbrojtja e Milanit në gjumë, futbollisti Milan Skriniar nga afërsia rreth 2 metra ka shënuar me kokë, 0:1. 

Pas 3 minutave (12’) Rafael Leao i Milanit ka shënuar gol të bukur, me kërcim akrobatik e me shpinë të kthyer nga porta, 1:1

Në minutën e 25-të, Kylian Mbappe i vetmuar me portierin Maignan por ky i fundit del më i suksesshëm.

Dembele në minutën e 27-të nga rreth 17 metra godet bukur por tërthorësja e shpëtoi Milanin.

Në minutën e 28-të, Giroud pati rast ideal por gjuan jashtë portës së djathtë të PSG-së.

Në pjesën e dytë, Milani u tregua më energjikë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe bie goli në minutën e 50-të.

Henderson kroson për bukuri e Oliveir Giroud i jep zemër ekipit, duke shënuar me kokë për 2:1 për Milanin. 

Milani me fat në minutën e 89-të, Kang-In Lee nga afërsia godet shtyllën e poshtme të majtë.

Manchester City me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 3:0 Young Boysin. Erling Haaland ka realizuar nga penalltia në minutën e 22-të e 52-të dhe Phil Foden (45+1’). 

Në minutën e 53-të Lauper i Young Boys është përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë. 

Lazio e ka mundur me rezultat 1:0 Feyenoordin,

Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka luajtur 78 minuta për Lazion.

Në fund të pjesës së parë, Ciro Immobile shënoi për Lazion.

Atletico Madridi i ka dhënë leksion Celtic-ut, duke e gjunjëzuar me rezultat 6:0.

Golat i realizuan Antoine Griezmann (6’ e 60’), Alvaro Morata (45+3’ e 76’), Samuel Lino (66’) e Saul Niguez (85’).

Në minutën e 23-të Celtic mbetet me një lojtar më pak, Daizen Maeda u përjashtua direkt me karton të kuq.

Leipzig fiton në Beograd me rezultat 2:1 ndaj Cërvena Zvezdës.

Për ekipin gjerman Simone (8') e Openda (77') dhe për beogradasit Kanga (81').

Porto ka shënuar fitore (2:0) falë golave të Evanilson që shënoi në minutën e 31-të e Pepe në atë të 90+1, kundër Antwerp-it.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja, është paraqitur nga minuta e 68-të për Antwerp-in.  

Antwerp iu komplikuan punët në minutën e 50-të, Ekkelenkamp u përjashtuar direkt me karton të kuq.

Milani fiton

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit.

86' Saul Niguez shënon, 6:0 për Atleticon.

Grupi E

Atletico – Celtic 6:0 (2:0
Lazio – Feyenoord 1:0 (1:0)

Grupi F

Dortmund – Newcastle 2:0 (1:0)
Milan – PSG 2:1 (1:1)

Grupi G

Manchester City - Young Boys 3:0 (2:0)
Cërvena Zvezda – Leipzig 1:2 (0:1)

Grupi H

Porto – Antwerp 2:0 (1:0)
Shakhtar - Barcelona 1:0 (1:0)

80' ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

76' Alvaro Morata shton epërsinë 5:0. 

75' MIlani po shkon drejt fitores,

 66' Samuel Lino shënon për 4:0 për Atleticon. 

64' Milani ka shtuar presionin.60' Atletico Madridi po i jep leksion skuadrës skoceze, Griezmann shënon për 3:0.  

58' PSG në presion të madh.

56' Lojë e madhe në Milano.

52' Manchester City po domimon dhe thellon epërsinë 3:0 me golin e Haaaland.

50' Oliveir Giroud i jep zemër ekipit, duke shënuar me kokë dhe 2:1 për Milanin. 

48' Milan lufton me mish e më shpirt..46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundojnë pjesët e para.

45+3' Alvaro Morata shënon për 2:0 në favor të Atleticos.

45+1 Ciro Immobile shënon për Lazion.

45+1 Phil Foden shton epërsinë e Cityt, 2:0. 

41' Calabria në mundësi të mirë por gjuan jashtë portës së PSG-së.37' Milani kërkon golin e epërsisë.

31' Evanilson  kalon në epërsi Porton.

28' Giroud pati rast ideal por gjuan jashtë portës së djathtë të PSG-së.

27' Dembele nga rreth 17 metra godet bukur por tërthorësja e shpëtoi Milanin.25’ Mbappe i vetmuar me portierin Maignan por ky i fundit del më i suksesshëm.

23' Celtic mbetet me një lojtar më pak, Daizen Maeda përjashtohet direkt me karton të kuq,

22' Erling Haaalnd ka realizuar nga penalltia për Manchester Cityn.21' Milanit me çdo kusht i duhet fitorja.

18' Milan - PSG lojë e luftuar në "San Siro".

12' Leao ka shënuar gol të bukur, me kërcim akrobatik me shpinë të kthyer nga porta.

 9' Mbrojtja e Milanit në gjumë, futbollisti Milan Skriniar nga afërsia rreth 2 metra ka shënuar me kokë, 0:1. 6' Antoine Griezmann kalon në epërsi Atleticon. 

Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati.

Milani është në presion dhe i duhet patjetër fitorja.

Barcelona del duarthatë në duel me Shakhtar Donetsk-in

Shakhtar Donetsk ka arritur tre pikë me peshë të madhe. Skuadra ukrainase ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Barcelonës, në takimin e Grupit H të Champions League.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin në “Volkspark” në Hamburg. 

Sikan në minutën e 40-të realizoi për skuadrën ukrainase. 

Barcelona ka treguar lojë të dobët dhe nuk ishte agresive siç jemi mësuar të shohim.

Barcelona kryeson me 9 pikë. pasojnë Porto 6, Shakhtar 6 dhe Antwerp 0 pikë.

Dortmundi fiton tre pikë të mëdha

Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Newcastles, në takimin e xhiros së katërt të grupit F të Champions League.

Futbollisti Fullkrug në minutën e 26-të dhe Brandt në atë të 79-të.

Tre pikë shumë të rëndësishme për verdhezinjtë.

Dortmundi kryeson me 7 pikë por ka një ndeshje më shumë se PSG në vend të dytë me 6 pikë dhe Newcastle renditet më të tretin me 4 e Milani në fund me 2 sosh.

Milani në presion të PSG-së

Priten me kureshtje ndeshjet e xhiros së katërt në Champions League në futboll.

Spikat ballafaqimi Milan – PSG.

Milani është në presion dhe i duhet patjetër fitorja. 

Grupi E

Atletico - Celtic
Lazio - Feyenoord

Grupi F

Dortmund – Newcastle 2:0 (1:0)
Milan - PSG

Grupi G
Manchester City - Young Boys
Cërvena Zvezda - Leipzig

Grupi H

Porto - Antwerp
Shakhtar - Barcelona 1:0 (1:0)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat