FSHF u bën thirrje

Futboll

FSHF u bën thirrje

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

UEFA ka ndërmarrë së fundmi një fushatë drejtuar të gjithë të rinjve në mbarë Europën, për t’u bërë pjesë e botës së arbitrimit. Nën moton ‘Bëhu një Arbitër’, UEFA fton dhe dëshiron të frymëzojë të rinjtë për të dhënë kontribut në sportin e futbollit si zyrtar i ndeshjeve të futbollit.

Fushata është pjesë e një programi të gjerë të mbështetur nga federatat europiane, me qëllim për të rekrutuar arbitra të rinj në të gjitha vendet.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit i është bashkuar thirrjes së UEFA-s dhe dëshiron të ftojë të gjithë të rinjtë shqiptarë për t’u bërë pjesë e një eksperience unike, që ta ofron vetëm bota e futbollit.

Të gjithë ata të rinj, të cilët mund të kenë pasur një eksperiencë në botën e futbollit apo që janë të apasionuar pas lojës magjike mund të bëhen pjesë e Akademisë së Arbitrimit dhe të nisin një karrierë si profesionistë në të adhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat