Inter e para italiane që siguron Botërorin e Klubeve

Futboll

Inter e para italiane që siguron Botërorin e Klubeve

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 11:34
Inter

Inter fitoi në transfertë ndaj Salzburg me shifrat 0-1 falë një goli të Lautaro Martinez.

Një trepikësh që i garanton zikaltërve një biletë për në fazën e 1/8-tave të Champions League, edhe pse janë ende për t’u luajtur dy ndeshjet e fundit në fazën e grupeve. Por, kualifikimi në fazën e parë të Champions League, vlen një biletë edhe për në Kupën e Botës për klube që do të zhvillohet në verën e vtit 2025.

Skuadra e Simone Inzaghit i siguroi pikët e nevojshme dy vite para se të zhvillohet kompeticioni ndërsa shndërrohet në të parën ekip italian që kualifikohet për në formatin e ri të Botërorit për Klube. Kështu, Inter i bashkohet të tjera skuadrave që tashmë kanë siguruar kualifikimin për në kompeticion si Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City (tre fitueset e fundit të Champions League) ndërsa po ashtu të kualifikuara janë edhe Paris Saint-Germain e Bayern Munich.

Sa i takon klubeve jashtë Europës, të kualifikuara janë Palmeiras, Flamengo dhe Fluminense (tre fitueset e fundit të Kupës Libertadores), Al-Hilal e Casablanca (fitueset e fundit të Championsit Aziatik). Një biletë për në Botërorin e Klubeve kanë siguruar edhe Al-Ahly, Wydad Casablanca, Monterrey, Seattle Sounders si dhe skuadra e Leon. Mbeten ende 16 vende të lira të cilat do të plotësohen me gjashtë skuadra europiane, dy aziatike, dy afrikane, dy amerikane dhe katër amerikano-jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat