Liverpool, një nga skuadrat favorite

Futboll

Liverpool, një nga skuadrat favorite

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, sonte rikthehet në aksion Europa League, gare kjo e dyta për nga rëndësia në futbollin evropian.

Liverpool, një nga skuadrat favorite për të fituar trofeun e kësaj garë, do të luajë në udhëtim tek Toulouse, në një duel ku skuadra angleze llogaritët favorit, të paktën të letër.

Roma ka një pengesë të madhe për të kaluar, ku në “Fortuna Arena” të Pragës do të jetë përballë Slavia-s.

Roma ka 9 pikë, tri më shumë se Slavia 6 pikë në grupin G, ndërsa një fitore e verdhekuqve do t’i garantonte kryesimin kalimin në raundin tjetër të Ligës së Europës.

Edhe Bayer Leverkusen që ka nëntë pikë në Grupin H, kërkon fitore ndaj Qarabarg për të siguruar kualifikimin në rundin tjetër të kësaj garë.

Ndërkohë një sfidë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Sturmit të Gracit dhe Atalantas së Berat Gjimshitit në grupin D.

Barazimi i ndeshjes së parë 2-2, teksa Sturm në 13 ndeshjeve ndaj klubeve italiane kishte fituar vetëm një, e bën Atalantan që të kërkojë fitore, e cila nëse arrihet i siguron kualifikimin në rrethin tjetër të kësaj garë joshëse.

Ndërkohë, edhe në duelet tjera priten sfida interesante pasi që tashmë duelet në fazën e grupeve po shkojnë drejt fundit.

Kujtojmë që skuadrat e para të grupeve kalojnë direkt në 1/8 e finaleve, derisa të dytat luajnë Play-off me ato që vijnë nga Liga e Kampioneve, kurse skuadrat e treta të grupeve zbresin në Ligën e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat