Gjimshiti nuk mjaftohet vetëm me kualifikimin

Futboll

Gjimshiti nuk mjaftohet vetëm me kualifikimin

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 11:33
Gjimshiti

Falë fitores 1-0 në Bergamo ndaj Sturm Graz, Atalanta siguroi kualifikimin nga faza e grupeve të Europa League.

Golin vendimtar për bergamaskët e realizoi Berat Gjimshiti, për të cilin ishte një mbrëmje speciale duke qenë se luante ndeshjen numër 200 me fanellën e Atalantës.

Pas kësaj fitoreje, Atalantës i duhet edhe një pikë për të siguruar vendin e parë në një grup ku bën pjesë edhe Sportingu i Lisbonës me Rakow. Pas sfidës, mbrojtësi i kombëtares theksoi dëshirën për ta mbyllur grupin në vendin e parë ndërsa shtoi se është i lumtur që shënoi golin që vendosi ndeshjen ndaj Sturm Graz.

“Ishte një ndeshje speciale për mua, por edhe bëhej fjalë edhe për ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën pasi në lojë ishte kualifikimi për në fazën tjetër. Jam shumë i lumtur që shënova golin vendimtar.

Luajtëm mirë në pjesën e dytë, pasi në të parën gabuam shumë.

Ndaj Sportingut do të luajmë për të fituar, edhe pse bëhet fjalë për një skuadër të fortë. Gjithsesi, ne duam ta mbyllim grupin në vendin e parë”, u shpreh Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat