Presidenti shqiptar: Shpreh ngushëllimet për familjen dhe tifozët

Futboll

Presidenti shqiptar: Shpreh ngushëllimet për familjen dhe tifozët

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 18:41
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me vdekjen e sulmuesit të Egnatias, Rafael Dwamena, i cili humbi jetën gjatë ndeshjes me Partizanin.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.

Sakaq, kreu i shtetit vlerësoi kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë.

“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.

Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë”, ka shkruar Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat