Rruga për Botërorin e klubeve/ Inter i kualifikuar, Napoli e Milan në garë me Juven

Futboll

Rruga për Botërorin e klubeve/ Inter i kualifikuar, Napoli e Milan në garë me Juven

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Penalltia e shënuar nga Lautaro Martinez ndaj Salcburgut hapi dyert për në 1/8 e Ligës së Kampionëve për Interin, por gjithashtu garantoi pjesëmarrjen e djemve të Inzagit në Botërorin e ardhshëm të Klubeve, të planifikuar për vitin 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (32 ekipe dhe 8 grupe).

Skuadra zikaltër bëhet kështu e gjashta (nga 12) që është i sigurt për të fluturuar në SHBA pas Realit të Madridit, Çelsit dhe Sitit (fitues të Champions-it) dhe Bajern Mynih dhe PSG (për renditjen UEFA), por duke qenë se nuk lejohen më shumë dy skuadra për komb, ka vend edhe për një tjetër skuadër italiane dhe Juventus, Milan dhe Napoli janë në garë (përveç Lacios, por vetëm nëse fitojnë Champions-in).

Juve në avantazh – Në fund të dhjetorit, FIFA do të vendosë se cilën metodë do të përdorë për të llogaritur renditjen që do të vendosë pjesëmarrësit e tjerë në Kupën e Botës. Duke qenë se llogariten vetëm pikët e fituara në Ligën e Kampionëve duke filluar nga sezoni 2020/21, për momentin ka dy hipoteza: Renditja ‘klasike’ të UEFA-s për klubet (2 pikë për fitore, 1 për barazim, 4 për pjesëmarrje, 5 për 1/ 16, 1 për çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale), ose futja e një sistemi të ri të propozuar nga FIFA i cili do të parashikonte 3 pikë për fitore, 1 për një barazim dhe 5 për pjesëmarrjen. Në secilin prej dy rasteve, Interi është tashmë i sigurt se nuk mund të kalohet nga asnjë skuadër italiane dhe në rast se një nga Milani, Napoli dhe Lazio do të fitonin Champions-in, ata do të ishin ekipi i dytë, por nëse kjo nuk ndodh, ata që do të shkojnë në SHBA, me siguri do të jenë bardhezinjtë.

Renditja e UEFA – Nëse do të përdorej ky kriter, Milani dhe Napoli mund të shpresonin të kalonin Juventusin këtë sezon, por padyshim me kusht që të kualifikoheshin të paktën në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve që do t’u garantonte pesë pikë.

Metoda FIFA – Me këtë kriter, pozicioni i Juventusit do të ishte më i sigurt nga parakalimi i Milanit dhe Napolit. Për shembull, kuqezinjtë, të cilët janë 10 pikë prapa bardhezinjve, do të duhej që sivjet të arrinin të paktën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të kapur Juven (për tu vendosur kriteri që do të përdorej në rast barazimi), ndërsa kampionët e Italisë duke mbërritur në çerekfinalet do t’i kapërcenin bardhezinjtë, ndaj mund të mos mjaftonte thjesht një kualifikim në 1/8-at e Champions-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat