Raphael Dwamena nuk e ka përballuar dot sulmin në zemër gjatë ndeshjes Egantia-Partizanit. Sulmuesi ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25’.
Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, goleadori i skuadrës rrogozhinase nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.
Vdekja tragjike e Raphael Dwamena, sulmuesit të Egnatias në Superiore, ka tronditur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.
Reagimet duke shprehur ngushëllimet janë duke ardhur nga ish-klubet e tij, por edhe nga La Liga spanjolle pak çaste më parë. Tanimë, mediat e huaja prestigjoze si “Marca”, “Sportmediaset” etj, janë duke i bërë jehonë ndarjes nga jeta të bomberit 28-vjeçar.