Humbja me Empolin tërbon De Laurentiis, shkarkon trajnerin

Futboll

Humbja me Empolin tërbon De Laurentiis, shkarkon trajnerin

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 19:19
Garsia

Humbja me Empolin tërbon De Laurentiis, merret vendimi për trajnerin Garsia

Mbushet Kupa për Rudi Garsian. Humbja në shtëpi me Empolin ka rezultuar fatale për trajnerin francez, pasi presidenti De Laurentiis ka vendosur shkarkimin e tij.

Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga klubi i Napolit, megjithatë media në Itali konfirmon se pas ndeshjes De Laurentiis hyri në dhomat e zhveshjes dhe shfryu ndaj stafit e futbollistëve, që kanë pësuar tre humbje në 12 javët e para, duke hequr dorë shpejt nga gara për mbrojtjen e titullit kampion.

Në të njëjtën kohë, presidenti ka njoftuar se kur skuadra të rinisë stërvitjen të mërkurën, nuk do të jetë më në drejtimin e tyre Rudi Garsia, teksa mbetet vetëm zyrtarizimi i shkarkimit të tij.

De Laurentiis duket i vendosur për të ndryshuar trajnerin dhe do të shfrytëzojë ndërprerjen e kampionatit për të sjellë një tjetër emër, teksa lista e kandidatëve është e gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat