Rashica: Të fitojmë edhe në Zvicër

Futboll

Rashica: Të fitojmë edhe në Zvicër

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 23:21
Rashica - majtas

Milot Rashica shënoi golin e fitores 1-0 të Kosovës përballë Izraelit, duel i eliminatoreve të Euro 2024.

Sulmuesi dardan foli pas ndeshjes.

“Besoj që është gjithmonë kënaqësi e madhe me shënu, sidomos me Kombëtaren.

Po provojmë të bëjmë lojë sa më të mirë. Fusha na pengoi, por fituam tri pikët. Kjo është e rëndësishme, jemi të gjithë të lumtur.

Muriqi? Duke patur parasysh fuqinë e tij në ajër, po më lehtësohet shumë. Vedati i fiton të gjithë duelet. Është një prej pozitave që preferoj të luaj.

Lojtarët e rinj? Po, besoj që janë lojtarë me shumë kualitet, po e dëshmojnë. Po mundohemi t’i ndihmojmë. Ata janë përshtatur shumë shpejt. Kanë luajtur shumë mirë, kanë luftuar për çdo top.

Spostimet taktike? Provuam me dalje të shpejta, duke patur parasysh shpejtësinë e lojtarëve në krahë, sidomos të Bernardit. Krijuam shumë raste, duhet t’i shfrytëzonim. Por, rëndësi ka që nuk pësuam gol.

Zvicra dhe Bjellorusia? Nuk kemi çfarë të humbim, do të provojmë të fitojmë dy ndeshjet e fundit”, u shpreh sulmuesi i Besiktasit në kampionatin turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat