A iu dha siç duhet ndihma e parë Dwamenës? Flet koordinatori i Kryqit të Kuq

Futboll

A iu dha siç duhet ndihma e parë Dwamenës? Flet koordinatori i Kryqit të Kuq

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 08:40
Dwamena

Saidi Bushaj, koordinatori i ndihmës së parë të Kryqit të Kuq,  ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians” ku foli për rastin tragjik të humbjes së jetës së lojtarit Dwamena gjatë përballjes, Egnatia-Partizani.

Ai tha se nga pamjet filmike duket se lojtarët e Egnatias,duke ditur edhe problemin e Dwamenës, duket se e kanë trahjtuar atë moment me seriozitet dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme në mënyrë korrekte.

“Gabimet është pak e vështirë ti identifikosh nga pamjet filmike që kemi, por besoj se shumica e ekipit të Egnatias, e kanë ditur që Dwamena kishte probleme të mëparshme me zemrën dhe besoj se e kanë kuptuar seriozitetin e rënies së tij në fushë. Lojtarët e parë të cilët mbërritën pranë tij, duket se kanë vepruar mirë.

Ata e kthyen me shpinë dhe u munduan t’i lirojnë rrugët e frymëmarrjes. Nuk jam në dijeni nëse është kryer manovra e masazhit kardiak në fushë, por nga shpejtësia e veprimit, dhe transportimit të tij me ambulancë besoj se është bërë”,-tha Saidi Bushaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat