Haaland, Kane e Ronaldo në “garë” për prestigjin individual

Futboll

Haaland, Kane e Ronaldo në “garë” për prestigjin individual

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:19
Ronaldo, Kane e Haaland

Me vitin kalendarik, 2023, që po shkon drejt fundit tashmë ekspertët e futbollit, por edhe lojtarët kanë nisur të bëjnë llogaritë, se cili prej tyre do të shpallet golashënuesi më i mirë dhe kjo padyshim që varet nga numri i rrjetave të tundura.

I pari në listë, dhe më se i pritshëm, është “vikingu” i sulmit të “qytetarëve” të Manchester City, Erling Haaland, me “yllin” norvegjez që ka arritur të shënojë plot 48 gola për fanellën e kampionëve të Evropës.

Pas tij me vetëm 1 gol diferencë vjen “makineria” e golave të “bavarezëve” të Bayern Munich, Harry Kane, me 30-vjeçarin, që e ka gjetur plot 47 herë rrugën e rrjetës, ndërsa podiumi plotësohet nga 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, i cili edhe pse në moshën 38-vjeçare ka arritur të shënojë plot 45 gola përgjatë këtij viti, duke lënë pas emra të mëdhenj të momentit, si Kylian Mbappe, Victor Osimhen, Robert Leëandoëski, Mohamed Sala apo Lautaro Martinez.

Tashmë, vetëm 48 ditë nga fundi i këtij viti, tre “bomberët” që kanë shkëlqyer deri në këtë moment, duhet të bëjnë edhe një “sforco” të fundit, teksa pritet që gara mes tyre, pavarësisht se në distëncë, të jetë tepër e ethshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat