Ja kur mund të jetë gati talenti i Realit

Futboll

Ja kur mund të jetë gati talenti i Realit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:34
Arda Guler

6 korriku 2023 ishte festë për Arda Guler: ishte dita kur Reali i Madridi e bleu nga Fenerbahçe për 20 milionë euro.

Në moshën 18-vjeçare, ai u bë lojtari i tretë turk që nënshkroi për “Los Blancos” (pas Nuri Sahin dhe Hamit Altintop) dhe, pas vetëm 51 ndeshjesh si profesionist, kishte shumë pritshmëri për të parë se çfarë do të bënte adoleshenti në Madridi.

Megjithatë, që nga ardhja e Gulerit në kryeqytetin spanjoll, përparimi dhe integrimi i tij në skuadër janë penguar nga dëmtimet.

Gjatë turneut parasezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara, në gusht, pësoi çarje të pjesshme të meniskut të brendshëm në gjurin e majtë, duke u detyruar t’i nënshtrohej operacionit.

Pak më shumë se një muaj më vonë, Carlo Ancelotti deklaroi, në një konferencë për shtypin, se lojtari do të luante minutat e para në ndeshjen kundër Las Palmas, për raundin e 7-të të La Ligës:

“Guler është në dispozicion për nesër. Ai ka nevojë për minuta për t’u përshtatur me idetë e lojës së ekipit. Por ai ka treguar se ka një talent të jashtëzakonshëm.”

Mirëpo, vetëm pak minuta pas këtij komunikimi, Reali i Madridit deklaroi se lojtari është lënduar sërish.

Duket se pritja do të jetë edhe më e gjatë. Guler pësoi u detyrua të bënte një pushim të tretë nga lëndimi këtë sezon.

Ancelotti e komentoi në këtë mënyrë problemin e ri: “Është diçka që ende e shqetëson. Nuk është një gjë serioze. Ai është i trishtuar sepse dëshiron të luajë. Është një hap i vogël prapa.”

Si pasojë e kësaj serie dëmtimesh të Gulerit, Reali i Madridit ka shkarkuar edhe drejtuesin e departamentit të tij mjekësor, kroatin Niko Mihic, i cili ishte në klub që nga viti 2017.

Pritshmëria aktuale është që Guler të mungojë për dy ose tri javët e ardhshme. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë koha e nevojshme që lojtari t’i lërë pas problemet fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat