Teste të nxehta për Gjermaninë

Futboll

Teste të nxehta për Gjermaninë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:46
Julian Nagelsman

Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsman, ka shpjeguar në daljen e fundit para mediave objektivat që ka në mendje përpara “Euro 2024”, ku do të jetë testi më i rëndësishëm në karrierë për teknikun 36-vjeçar, aq më tepër ku zhvillohet përpara publikut vendës.

Ish-trajneri i Bajernit e ka vënë theksin te “plaga e vjetër”, mbrojtja e brishtë, pa anashkaluar kualitetet e kundërshtarëve në miqësore si Turqia dhe Austria:

“Kam dy takime që jam në krye të Gjermanisë dhe përtej efekteve pozitive, mungesa e konsistencës në mbroje s’është eliminuar. Pikërisht këtë detaj e shoh jetik. Ne dëshirojmë të blindojmë prapavijën, jo me 4 emra fiks, por më gjerë.

Pra, jo vetëm titullarët t’u përgjigjen në lartësinë e duhur detyrave, ashtu siç duhet të jenë në të njëjtën linjë edhe futbollistët e stolit. Pres reagim konkret që nga duelet e radhës.

Ballafaqimi me Turqinë dhe Austrinë do të jenë të dyluftuar, si për natyrën e kundërshtarit, luftarak, sikur edhe në kualitete”, tha Nagelsman pas ditës së parë të grumbullimit në muajin nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat