Kosova në telashe, konfirmohet mungesa e Vedat Muriqit

Futboll

Kosova në telashe, konfirmohet mungesa e Vedat Muriqit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 12:21
Vedat Muriqi në veprim

Kombëtarja e Kosovës do të jetë jashtëzakonisht e hendikepuar në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Vedat Muriqi do të jetë mungesa tjetër e madhe e “Dardanëve” për duelet ndaj Zvicrës e Bjellorusisë.

Pas ekzaminimeve të fundit u zbulua shkalla e lëndimit të sulmuesit shtatlartë, i cili pësoi tërheqje muskulore në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit.

Dhe, sipas mediave spanjolle, “Pirati” i Mallorcës do të mungojë 4-6 javë.

Kështu, krahas dy ndeshjeve me Kosovën, Muriqi s’do të jetë në dispozicion as në ndeshjet e ekipit spanjoll kundër Atletico Madridit, Alavesit, Sevillës dhe Cadizit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat