Gjithçka zyrtare

Futboll

Gjithçka zyrtare

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 14:51
Nestory Irankunda

Tashmë pritja ka marrë fund dhe çdo gjë është zyrtare.

Talenti australian 17-vjeçar, Nestory Irankunda do të jetë verën e ardhshme, lojtari më i ri i “bavarezëve” të Bayern Munich, me këta të fundit, që kanë arritur të gjejnë marrëveshje me skuadrën e Adelaide United, për shifrën e 3.4 milionë eurove.

Lajmi mesditën e kësaj të marte u konfirmua nga vetë, Drejtori i kampit të të rinjve të Bayern, Jochen Sauer, i cili u shpreh me superlativa për 17-vjeçarin australian, teksa theksoi se Nestory është një sulmues shumë i shpejtë, i mirë në driblime dhe finalizim.

“Nestory është në radarin tonë dhe jemi të lumtur të konfirmojmë se kemi arritur një marrëveshje me të dhe Adelaide United për një lëvizje te Bayern verën e ardhshme. Duam të falënderojmë menaxherët e United që janë treguar gjithmonë pozitivë në takimet që kemi pasur.

Nestori është një sulmues shumë i shpejtë, i mirë në driblime dhe në finalizim.

Jemi të sigurt se me potencialin e tij, ai do të hedhë një hap të rëndësishëm me ne”,- u shpreh Sauer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat