Dhunoi sek*ualisht një vajzë shqiptare, lojtari do ta vuajë dënimin në Brazil

Futboll

Dhunoi sek*ualisht një vajzë shqiptare, lojtari do ta vuajë dënimin në Brazil

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:04
Robinho

Ministria Federale Publike e Brazilit (MPF) mbrojti, para Gjykatës së Lartë të Drejtësisë (STJ), se Robinho, i dënuar me nëntë vjet burg për dhunë seksuale ndaj një vajze shqiptare, duhet ta vuajë dënimin në vend dhe jo në Itali.

Ish-lojtari u dënua në vitin 2017 për akte të ndodhura në vitin 2013.

Në janar 2022, apeli i Robinhos u refuzua, gjë që çoi në kërkesën e Italisë për ekstradim.

Një skenar i tillë nuk ishte i mundur, pasi Brazili nuk kryen ekstradime.

Prandaj, Robinho mund ta vuajë dënimin në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat