IFAB po përgatit një rregull revolucionar në futboll

Futboll

IFAB po përgatit një rregull revolucionar në futboll

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 12:13
Pamje nga një ndeshje

“The Times” shkruan se IFAB po mendon të ndryshojë ligjet e lojës dhe të vendosë një pezullim 10-minutësh për futbollistët që protestojnë ashpër para gjyqtarëve. 

IFAB gjithashtu dëshiron të prezantojë një rregull që ekziston edhe në regbi, ku kapiteni i ekipit është i vetmi që mund të flasë me arbitrin për disa vendime të marra në fushë.

Shefi ekzekutiv i IFAB, Lukas Brud, thotë se ai dëshiron që rregullat e reja të testohen edhe në garat e të rriturve në të ardhmen. Nëse ato rezultojnë të suksesshme, ato mund të aplikohen në të gjithë botën.

“Lojtarët nuk janë shumë të shqetësuar kur e dinë se mund të marrin një karton të verdhë, nëse i thonë diçka të papërshtatshme një gjyqtari. Por do të bënte një ndryshim të madh, nëse ata do ta dinin se do të qëndronin jashtë fushës për 10% të lojës.

Eshtë një interes i madh nga palë të ndryshme dhe për idenë se vetëm kapiteni mund t’i afrohet arbitrit në mënyrë të denjë. Lojtarët që shkojnë te arbitri në mënyrë agresive thjesht nuk mund të tolerohen më. 

Kam parë shumë herë lojtarët të shkojnë pas arbitrit dhe të tjerë të dalin përpara, për t’u siguruar që të shpëtojnë. 

Nëse vetëm kapiteni mund të flasë me arbitrin, atëherë ai mund t’u shpjegojë më vonë shokëve të tij se çfarë ndodhi. Ky rregull ka funksionuar mirë në sporte të tjera, si regbi apo basketboll ”,- tha Lukas Brud për “The Times”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat