Shkëndija klubi më i mirë shqiptar në UEFA!

Futboll

Shkëndija klubi më i mirë shqiptar në UEFA!

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 13:55
Shkëndija

UEFA ka publikuar listën më të re të renditjes në nivel klubesh, ku bëjnë pjesë edhe skuadrat nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Në mesin e 421 skuadrave, bëjnë pjesë edhe 19 skuadra shqiptare, përfshirë këtu 7 nga Shqipëria 7 skuadra nga Kosova, 4 nga Maqedonia dhe një nga Mali i Zi.

Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit të skuadrës kampione të Kosovës, Ballkanit, që dy herë rresht po luan në grupet e Ligës së Konferencës, Shkëndija vazhdon të mbetet skuadra më mirë e ranguar shqiptare.

Skuadra “kuqezi” nga Tetova renditet në pozitën e 169-të, duke lënë pas vetes Ballkanin, që renditet në pozitën e 172.

Skuadra e tretë shqiptare më mirë e ranguar në këtë renditje, është FC Shkupi, që mban pozitën e 174-të.

TOP5, mbyllet me Partizanin në pozitën e 200-të dhe Dritën e Gjilanit një pozitë më poshtë.

Pason Laçi në pozitën e 220, pastaj Tirana në vendin e 243 dhe Teuta që renditet në pozitën e 285. Të gjitha skuadrat tjera renditen pas pozitës së 300-të, ndërsa më dobët e ranguar është Egnatia që mban pozitën e 411-të.

Vlen të theksohet se në këtë renditje, skuadra kampione e Maqedonisë, Struga Trim Lum ka bërë lëvizjen më të madhe pozitive nga viti i kaluar, duke ecur para plotë 90 pozita dhe nga pozita e 417-të, tashmë renditet në pozitën e 327-të, duke u bërë kështu forca e tretë nga Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat