Zvicra barazon me Izraelin
Izraeli në minutën e fundit prishë festën e Zvicrës së Xhakës, Shaqirit e Zeqirit! Kosova mbetet në lojë.
Zvicra nuk e ka siguruar matematikisht biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Zviceranët si mysafirë luajtën baras (1:1) me Izraelin, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Pancho Arena” në Felcsut të Hungarisë.
Izraeli - Zvicra 1:1
Stadiumi “Pancho Arena” në Felcsut.
Gjyqtar: A.Taykir (Anglia).
Shënues: Weissman (89') - Vargas (36').
Kartona të verdhë: Abu Fani, Safuri, Davidzada - Zakaria, Zeqiri. Akanji., Zesiger e Stteffen
Izraeli: Glazer, Dasa (Zahavi 65'), Shlomo, Goldberg, Davidzada, Abu Fani, Lavi (D. Glazer 65'), Safuri (Kanichowsky 46'), Gorno, Turgeman dhe Khalaili (Weissman 65').
Zvicra: Sommer, Zesiger, Fernandes, Akanji, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Okafo (Zeqiri 69' - Commert 90+5')r, Amdouni (Ndoye 69'), Zakaria dhe Vargas (77').
Për shkak të luftës në Gaza, izraelitët si vendas luajtën Felscut.
Në minutën e 36-të Vargas shënoi për epërsinë e Zvicrës.
Kapiteni Granit Xhaka u paraqit titullar, ndërsa Andi Zeqiri nga minuta e 69-të.
Xherdan Shaqiri kësaj radhe ka qenë në bankë.
Në minutën e 89-të, zëvendësuesi Weissman ka shënuar për 1:1 dhe prishi festën e Zvicrës.
Në Grupin I Zvicra kryeson me 16 pikë, pasojnë Rumania me 16, Izraeli 12, Kosova 10, Bjellorusia 6 e Andorra 2.
Kosova ka ende shpresa për vend të dytë, por me kusht që Zvicra mos të fitojë asnjë pikë dhe Izraeli të humb një ndeshje, Atëherë Kosova duhet t'i fitojë dy ndeshjet e fundit.