Kualifikimi në Euro 2024, Gjermania uron Shqipërinë

Futboll

Kualifikimi në Euro 2024, Gjermania uron Shqipërinë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Përmes një statusi, Ambasada Gjermane në Shqipëri ka uruar Kombëtaren shqiptare të futbollit për kualifikimin në Euro 2024 pas barazimit me Moldavinë.

“Shqipëria kualifikohet për në “EURO 2024”.

Gëzohemi të kemi Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani,” – shkruan Ambasada Gjermane në Facebook.

Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Europianit 2024 në Gjermani.

Ishte Cikalleshi ai shënoi në portën kundërshtare në minutën e 25’ me një penallti.

Deri në minutën e 88’ të ndeshjes Shqipëria ishte në avantazh, por pas një harkimi në zonë, Baboglo shënoi golin e barazimit 1-1.

2.5 minuta shtesë nuk ndryshuan asgjë në rezultatin përfundimtar.

Edhe pse barazim, Shqipëria siguroi vendin e saj në Europian, ndërsa ka dhe një ndeshje më Ishujt Faroe, rezultati i së cilës do të shërbejë vetëm për statistikë dhe për të ruajtur kreun e grupit. Aktualisht kombëtarja jonë ka grumbulluar 14 pikë dhe është në krye të grupit E.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat