Ky ishte mesazhi i shfaqur nga tifozët për Xhakën dhe Shaqirin

Futboll

Ky ishte mesazhi i shfaqur nga tifozët për Xhakën dhe Shaqirin

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 23:52
Pamje e panos

Zvicra dhe Kosova ndanë pikët sonte në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “St. Jakob-Park” përfundoi me rezultatin 1:1.

Ky rezultat e dërgon Zvicrën në Evropianin e vitit të ardhshëm, kurse Kosovën e eliminoi edhe matematikisht.

Tifozët shqiptarë, që ishin të shumtë sonte në shkallët e stadiumit, shfaqen një mesazh për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, dy futbollistët nga Kosova, që mbrojnë ngjyrat e Zvicrës.

“Gjakun e vendit tuaj s’e harruat kurrë, Kosova nuk ju harron e ka për çka m’u mburrë”, thuhet në banerin që e shpalosen tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat