​“Dardanët” bëjnë thirrje për mbështetje të Kosovës në sfidën me Bjellorusinë

Futboll

​“Dardanët” bëjnë thirrje për mbështetje të Kosovës në sfidën me Bjellorusinë

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 13:34
​“Dardanët” bëjnë thirrje për mbështetje të Kosovës në sfidën me Bjellorusinë

Kosova do ta mbyll kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024 me sfidën ndaj Bjellorusisë e cila zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjasat për kualifikim tashmë janë shuar pas barazimit 1-1 me Zvicrën, por përmes një mesazhi të lëshuar në rrjetet sociale, grupi i tifozëve “Dardanët” kanë bërë thirrje të mbushen tribunat në “Fadil Vokrri” për ta mbështetur skuadrën.

Ja mesazhi i plotë i “Dardanëve”:

Nesër luajmë ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Bjellorusisë. Anipse shpresat për kualifikim në Evropian janë shuar, pas paraqitjes vetmohuese të treguar në Bazel, djemtë meritojnë përkrahjen më të madhe të mundshme, në mënyrë që ta mbarojmë me një fitore këtë cikël. Ftojmë anëtarët tanë që të jenë pjesëmarrës në tribunën e veriut në formë sa më masive. Si gjithmonë, ju ftojmë që të koordinoheni me përgjegjësit nëpër qendrat e ndryshme të vendit, të cilët do të ju orientojnë për organizimin, nisjen drejt Prishtinës dhe detajet tjera. Njëherësh kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit që do ta luajë Kosova për këtë vit kalendarik, kështu që mungesa në stadium nuk gjen arsyetim për askẽnd, jo vetëm anëtarët e tifogrupit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat