Ky rezultat nuk pritej as nga laiku më i madh, Shqipëria në festë të madhe

Futboll

Ky rezultat nuk pritej as nga laiku më i madh, Shqipëria në festë të madhe

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 nëntor 2023 Në ora: 20:14 Përditësuar në ora: 22:44 më 20.11.2023
Pamje nga ndeshja

Festë në Tiranë

Shqipëria në festë të madhe. 

Festë në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, Shqipëria qysh nga java e kaluar e kishte siguruar biletën për në Kampionatin Evropian, por sonte së bashku me tifozë festojnë.    

Shqipëria nuk u tregua agresive si takimet e kaluara duke luajtur baras (0:0) me ishujt Faroe.

Ky rezultat nuk pritej.

Shqipëria - Ishujt Faroe 0:0

Stadiumi “Air Albania”, Tiranë.
Shikues: 22.000.
Kartona të verdhë: Cikallesshi - Joensen,. Danielsen. 
Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare (Laçi 61'), Uzun (Muçolli 61')i, Bajrami, Asani (Muçi 74'), Daku (Cikalleshi 74').
Ishujt Faroe: Lamhague (Reynatrod 34'), Danielsen, Faere, A. Edmundsson (Petersen 86'), Davidsen, Vatnhamar, Bjartallo, Joensen, Andreasen, Hendriksson (Vatnhamar 63'), J. Edmundsson.

Kjo është pika e dytë që fituan Ishujt faroe deri me tani. 

Pavarësisht rezultatit, selektori i Shqipërisë me djelmoshat e tij, festojnë kualifikimin e madh, është hera e dytë pas Euo 2016. 

Në minutën e 36-të, Nedim Bajrami nga rreth 20 metra kërcënon portën e Ishujve Faroe dhe mezi e ka ndalur portieri Reynatrod.

Në fund të pjesës së parë (45+7) futbollisti Mirlind Daku humb rastin më të mirë, i cili nga afërsia ka gjuajtur drejt në trup të portierit.  

Në minutën e 67-të, Jasir Asani i pafat, brenda 16-shit, godet fortë por topi devijohet në korne dhe shpëtoi porta e mysafirëve.

Shqipëria përfundon si kampione e grupit.

Shqipëruia luajti me komoditet dhe nuk kishte ndonjë motiv të madh por që 22 mijë shkues priten golin por kot.

Shqipëria ka përfunduar në vend të parë në Grupin E me 15 pikë, pasojnë Republika e Çekisë me 15, Polonia 11, Moldavia 10 dhe Ishujt Faroe 2 pikë.

Baras

(E plotësuar) - 84' Pa gola.

78' Shqipëria të jetë më kërkuese.

Shqipëria - Ishujt Faroe 0:0

Kartona të verdhë: Cikallesshi - Joensen,. Danielsen. 

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare (Laçi 61'), Uzun (Muçolli 61')i, Bajrami, Asani (Muçi 74'), Daku (Cikalleshi 74').
Ishujt Faroe: Lamhague (Reynatrod 34'), Danielsen, Faere, A. Edmundsson (Petersen 86'), Davidsen, Vatnhamar, Bjartallo, Joensen, Andreasen, Hendriksson (Vatnhamar 63'), J. Edmundsson.

75' Një rezultat që nuk pritej deri këto minuta.

73' Shqipëria e kërkon golin.70' Lojë e mirë por nuk ka gola.

67' Jasir Asani i pafat, brenda 16-shit, godet fortë por topi devijohet në korne dhe shpëtoi porta e mysafirëve.

64' Pritet një Shqipëri me energjike.

Rreth 22 mijë shikues po presin golin.55' Ishujt Faroe gati shënuan.

51' Edhe Ishujt Faroe nuk janë inferior.

48' Shqipëria të luajë më gjallë e për tifozë.46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+7 Mirlind Daku humb rastin më të mirë, i cili nga afërsia ka gjuajtur drejt në trup të portierit.

45' Nuk ka gola.41' Shqipëria të sulmojë.

36' Nedim Bajrami nga rreth 20 metra kërcënon portën e Ishujve Faroe dhe mezi e ndali portieri.

33' Lojë mesatare, mungojnë rastet.30' Ishujt Faroe po tregohen të mirë.

26' Korneri i parë për Ishujt Faroe.

24' Shqipëria deri me tani ka 4 fitore, 2 barazime e 1 humbje. 19' Shqipëria po e kontrollon lojën.16' Shqipëria po tregon lojë të mirë.

13' Edhe më tej pa gola.

10' Atmosferë e bukur, ashtu si i ka hije shqiptarisë.

7' Ndeshje e mirë.

5' Rreth 22 mijë shikues në stadiumin "Air  Albania" në Tiranë..3' Atmosferë e zjarrtë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati!.

Shqipëria sonte ka festë

Shqipëria sonte ka festë futbolli.

Shqiptaria sonte do të festojë me popullin shqiptarë.

Kuqezinjtë kanë siguruar biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Të përzgjedhurit e Sykvinhos synojnë fitore sa më të thellë.

Shqipëria - Ishujt Faroe

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku.
Ishujt Faroe: Lamhague, Danielsen, Faere, A. Edmundsson, Davidsen, Vatnhamar, Bjartallo, Joensen, Andreasen, Hendriksson, J. Edmundsson.

Shqipëri – Ishujt Faroe: Sylvinho me ndryshime të shumta

Shqipërisë i mjafton një pikë sonte për ta mbyllur grupin në krye, por kuqezinjtë do të zbresin në fushë për fitore.

Sylvinho pritet të bëjë gjashtë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen ndaj Moldavisë.

Thomas Strakosha do të zërë vendin e Etrit Berishës mes shtyllave. Ivan Balliu pritet ta nisë nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në vend të Elseid Hysajt.

Ndërkohë që do të ketë ndryshime edhe në repartin e mesfushës.

Me Keidi Baren që zë vendin e Ylber Ramadanit, ndërsa Nedim Bajrami mbetet në sulm.

Ndryshime do të ketë edhe në sulm, aty ku Mirlind Daku dhe Myrto Uzuni do e nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku.

Ishujt Faroe: Lamhague, Danielsen, Faere, A. Edmundsson, Davidsen, Vatnhamar, Bjartallo, Joensen, Andreasen, Hendriksson, J. Edmundsson.

Atmosferë fantastike në “Air Albania”, tifozët po presin në radhë për t’u futur në stadium

Shqipëria sot (e hënë) do të luajë ndaj Ishujve Faroe ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues për “Euro 2024”.

Kuqezinjtë tashmë e kanë ‘prerë’ biletën e kualifikimit pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë disa ditë më parë.

Shqipëria synon që pas kësaj ndeshje të përfundoj e para në grup dhe për të realizuar këtë qëllim i nevojitet të paktën një pikë.

Teksa po afrohet koha e ndeshjes, tifozët tashmë janë mbledhur afër stadiumit “Air Albania” duke krijuar radhë të gjata për t’u futur në stadium.

Atmosferë festive po mbizotëron në rrugët e qytetit të Tiranës, me shqiptarë nga të gjitha trojet që kanë udhëtuar për të qenë afër djemve të Kombëtares në këtë ditë të madhe.

Shqipëria ka shfaqur formë fantastike në këtë fushatë kualifikuese teksa numëron vetëm një humbje, atë në xhiron hapëse ndaj Polonisë në udhëtim.

Publikohet formacioni i Shqipërisë për ndeshjen e sotme

Kombëtarja shqiptare e futbollit pret Ishujt Faroe në ndeshjen e sotme në ”Air :Albania” ku merr fund me një festë të madhe cikli i eliminatoreve të Euro 2024. Kuqezinjtë kanë siguruar që në ndeshjen e kaluar kualifikimin dhe kjo i ka dhënë qetësinë trajnerit Silvinjo që të bëjë ndryshime në rreshtimin e tij.

Kështu, mungojnë emra të rëndësishëm si Berisha, Hysaj, Ramadani, Seferi e Cikalleshi, me ndryshimet që kanë prekur çdo repart të kuqezinjve për këtë sfidë.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni, Daku
Trajner: Silvinjo

ISHUJT FAROE: Lamhauge, Danielsen, Faero, A. Edmundson, Davidsen, Bjartali, Joensen, Andreasen, Hendrikson, J. Edmundson
Trajner: Hakan Erikson.

Shqiptaria në këmbë, Tirana kuq e zi

Shqipëria luan ndeshjen e fundit në Grupin E teksa pret në Air Albania, Ishujt Faroe. Kuqezinjtë tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani, ndërsa do të kërkojnë ndaj Ishujve të sigurojnë edhe vendin e parë në grup.

I gjithë grupi i futbollistëve ka rezultuar shumë i rëndësishëm për trajnerin Sylvinho, megjithatë kanë spikatur edhe individë.

Video-analisti Fatjon Bardhi, ka cilësuar si lojtarin më të rëndësishëm në këto eliminatore Jasir Asanin i cili ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy raste.

Sulmuesi është vlerësuar me 88 pikë, ndësa pas Asanit në këtë renditje vjen Nedim Bajrami teksa Etrit Berisha, Ylber Ramadani dhe Berat Gjimshitin plotësojnë pesëshen kuqezi me të vlerësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat