S’po ndalen lëndimet, talenti i Parisit do të jetë jashtë deri në fund të dhjetorit

Futboll

S’po ndalen lëndimet, talenti i Parisit do të jetë jashtë deri në fund të dhjetorit

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 06:39
Warren Zaire-Emery

Warren Zaire-Emery u gëzua shumë që realizoi gol në debutim me Francën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Megjithatë, Zaire-Emery pësoi lëndim dhe si pasojë do të jetë jashtë fushave të blerta deri në fund të dhjetorit.

Ai do të rikthehet në aksion pas pushimit dimëror, kështu që i bie që talenti francez nuk do të ketë më paraqitje për këtë vit.

Mesfushori 17-vjeçar ka shkëlqyer me Paris Saint-Germanin duke pasë një rol kyç në formacion dhe në lojën e parisienëve, gjë që ndikoi që të merrte ftesë nga “Tre Gjelat”.

Rasti i mesfushorit francez nuk është i vetmi, pasi një dëmtim më të rëndë e pësoi mesfushori i Barcelonës Gavi, i cili pritet të mungojë deri në nëntë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat