Një koment nga shqiptari, hallakat serbët 

Futboll

Një koment nga shqiptari, hallakat serbët 

Nga: K. Goca Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Serbët si zakonisht dijnë të përgatisin gjëra të paqena. 

Dijnë të orkestrojnë skenarë të llojit të tyre.

Shqipërisë i frikësohen shumë, i frikësohen se mos vallë mund të përballen me ta në fushën e lojës në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani!  

Një farë pamfleti serb “Kurir” është hallakatur duke sulmuar trimin shqiptar Ballist Morinën, ka shkruar: “I pari që pa kalimin e Serbisë në Kampionatin Evropian pas 24 vitesh ishte Ismail Morina, një fytyrë e njohur për ne.

Njeriu që hodhi një dron në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur më 14 tetor të vitit 2014 në stadiumin ‘Humska’ dhe kështu shkaktoi trazira e ndërprerje të ndeshjes. Pastaj iku nga Beogradi dhe vetëm kur ishte jashtë kufijve të Serbisë u mburr me veprimin e tij. Droni mbante flamurin e “Shqipërisë së Madhe””.

Pamfleti serb shkruan më tej: ‘Këtë herë në faqen e UEFA-s në Instagram, Ismail Morina, i cili e quan veten Ballist Morina, ka shkruar dy fjali provokuese, duke shkaktuar një ortek komentesh nga tifozët e Serbisë dhe Shqipërisë.

“Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit!”, ishte komenti nga shqiptari”.

Më tej shkarravit ky medium duke shkruar: “UEFA nuk ka reaguar, pavarësisht komenteve provokuese dhe frikësuese dhe nuk ka fshirë gjithçka që është shkruar.

Kjo lloj histerie vazhdoi për ditë të tëra më pas dhe në rrjetet sociale u shfaqën video të djegies së flamurit serb nga disa dhjetëra shqiptarë me mesazhin: Ju presim!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat