Gliha: Vështirë pa sulmues klasik

Futboll

Gliha: Vështirë pa sulmues klasik

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 23:20
Gliha

Me baltë e zhgënjim të madh. Kështu merr fund kampanja kualifikuese për Kosovën.

Kosova sonte u mposht minimalisht 0:1 në shtëpi nga Bjellorusia.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Primoz Gliha tha se gjyqtari nuk ia dha një penallti të pastër.

“Faleminderit lojtarëve, pasi luajtën shumë mirë të gjithë në këto tri ndeshjet e fundit, por pa sulmues klasik është vështirë. Gjyqtari nuk na dha një penallti.

Patëm shumë raste, nuk i konkretizuam.

Patëm barazim me Andorrën dhe humbje me Bjellorusinë paraprakisht. Aty bëmë gabim”, tha Gliha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat