Muriqi mund të kthehet kundër Real Madridit

Futboll

Muriqi mund të kthehet kundër Real Madridit

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 13:13
Muriqi

Vedat Muriqi e ka nisur fazën e rehabilitimit pas lëndimit që e kishte pësuar të dielën e 12 nëntorit teksa po e përfaqësonte Kosovën në duel me Izraelin.

Pesë ditë më pas, “Pirati” ka përfunduar në Mallorca, ndërsa më 17 të këtij muaji në qytetin ishullor i është nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Fillimisht u parapa që prizrenasi do të mungojë 4 deri në 6 javë dhe sipas parashikimeve, nëse nuk ndodhin mrekullitë, 29 vjeçari do t’i humb ndeshjet kundër Atletico Madridit, Cadizit, Alavesit e Sevillës, ndërsa është e dyshimtë prezenca e tij kundër Osasunës, shkruan mediumi spanjoll “AS”.s”.

E në rast se nuk do të jetë gati për takimet e fundit të vitit 2023, atëherë ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios, do të kthehet në fillim të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat