Kapiteni i Gjermanisë pas humbjes me Austrinë: Nuk po funksionon asgjë

Futboll

Kapiteni i Gjermanisë pas humbjes me Austrinë: Nuk po funksionon asgjë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 16:32
Gundogan

Kombëtarja e Gjermanisë nuk po përje ton moment aspak të qetë, e ku disfata me Turqinë trazojë “ujërat”.

Dueli me Austrinë ishte “varka e shpëtimit” për Nagelsmanin, aty ku vendosja e lojtarëve të caktuar në pozicione të çuditshme krahas rolit natyral u bë vatër “zjarri”, aq sa u hodh edhe hipoteza e shkarkimit, por u eliminua menjëherë si diskutim nga Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Bernd Nojendorf.

Ilkai Gundogan, me shiritin e kapiten në humbjen ndaj Austrisë është shfryrë në zonën e intervistave, duke thënë se problemet në ekip janë të dukshme, madje jo vetëm në prapavijë:

“Nëse do të thoja se mbrojtja ishte problemi i vetëm, do të gënjeja. Grupi nuk po funksionon. Ishim ne që ua bëmë të thjeshtë fitoren austriakëve.

Mjafton ta analizojmë nisjen e lojës nga mbrapa për të kuptuar ngërçin e skuadrës. Kartoni i kuq i Sanes i përmblodhi të gjitha. Koha të reflektojë, përndryshe do të jetë një paraqitje zhgënjyese në Kampionatin Europian”, përfundoi Gyndoan, i cili u zëvendësua pas pjesë së parë, si zgjedhje e Nagelsmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat