Klubi i madh italian në sulm për mbrojtësin portugez

Futboll

Klubi i madh italian në sulm për mbrojtësin portugez

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 13:30
Thiago Djalo

Klubi italian, Inter tashmë është duke menduar për disa përforcime në verën që vjen.

Skuadra “Nerazurre” sipas medieve italiane, është hedhur në sulm për mbrojtësin portugez të Lille-s, Thiago Djalo.

Portugezi është cak i disa klubeve të mëdha evropiane, por kësaj gare tashmë i ka hyrë edhe Inter.

Djalo thuhet se po luan sezonin e tij të fundit tek skuadra franceze, skuadër më të cilën ka kontratë deri në fund të këtij kampionati.

Portugezi siç raportohet, tashmë e ka njoftuar Lille-n se nuk do të rinovojë kontratë.

Djalo është i etur për një aventure të re në futbollin evropian.  Interi mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit portugez.

Krerët e skuadrës italiane, mësohet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e loj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat