Arsenali merr vendim për transferimin e Rayas

Futboll

Arsenali merr vendim për transferimin e Rayas

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 20:00
David Raya.

Arsenali ka marrë vendim sa i përket transferimit të portierit David Raya.

Raya momentalisht gjendet te Arsenali në formë të huazimit nga Brentfordi.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Arsenali ka vendosur që transferimin e Rayas ta bëjë permanent.

Opsioni i të drejtës së blerjes do të aktivizohet nga Arsenali, pasi që veçse ishte arritur akordi me Brentfordin, për shkak të Financial Fair Play.

Raya thuhet se e ka nënshkruar kontratën e re afatgjate si lojtar i Arsenalit, ku ka mbetur vetëm të bëhet zyrtare në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat