Skuadra e Fariolit thyen Toulousen

Futboll

Skuadra e Fariolit thyen Toulousen

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 15:33
Nice

Nice vazhdon të surprizojë dhe sigurojë rezultate pozitive në Ligue 1. Skuadra e drejtuar nga 34-vjeçari italian Francesco Farioli, mposhti sot 1-0 Toulouse, rezultat që e mban në vendin e dytë me vetëm një pikë më pas se kryesuesit e PSG-së.

Golin e fitores e realizoi Terem Moffi në minutën e 54’. Ky ishte goli i katërt sezonal në kampionatin francez për sulmuesin nigerian, ndërkohë që Nice regjistroi suksesin e tetë.

Skuadra e Fariolit është e vetmja pa humbje në këtë sezon në Ligue 1. Ndërkohë që për t’u theksuar është fakti që Nice ka pësuar vetëm 4 gola në 13 ndeshjet e luajtura! Me portierin Marcin Bulka që nuk pëson gol prej 723 minutash!

Tifozët ëndërrojnë titullin kampion, ndërkohë që objektivi i klubit është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat