Jetmir Topalli protagonist

Futboll

Jetmir Topalli protagonist

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 16:16
Jetmir Topalli

Jetmir Topalli protagonist në divizionin e dytë të futbollit turk. Sulmuesi i djathtë u huazua gjatë verës nga Istanbulspor te Manisa FK, që sot u mposht 2-1 në fushën e Eyupspor.

Manisa kaloi në avantazh në minutën e 42’. Topalli u tregua altruist duke pasuar për Sandro Liman, edhe pse ishte i vetëm përballë portierit kundërshtar.

Gjithsesi, goli i brazilianit nuk i shërbeu skuadrës udhëtuese, pasi Eyuspor përmbysi rezultatin në pjesën e dytë duke fituar 2-1.

Manisa e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të të Gakpa një minutë përpara fundit të takimit.

Ky ishte asisti i dytë sezonal për Topallin, i cili numëron edhe 3 gola. 25-vjeçari dardan numëron 6 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat