Rrahmani: Kosova është ekip i mirë

Futboll

Rrahmani: Kosova është ekip i mirë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:54
Rahmani

Sulmuesi i “Dardanëve”, Albion Rrahmani në intervistën e dhënë për “Rapid TV” në Rumani, është shprehur se ekipi duhet të bëjë të pamundurën, pasi disa gjëra duhet të ndryshojnë.

Sipas tij, grupi është cilësor dhe premtues.

“Na vjen keq që nuk u kualifikuam në “EURO 2024”. Është një gjë e keqe për të gjithë.

Për lojtarët, për tifozët, por ky është futbolli.

Duhet të qëndrojmë të përulur, të punojmë shumë për ndeshjet e radhës, po përgatitemi për Botërorin dhe shpresojmë të kualifikohemi në këtë kompeticion.

Ne jemi një ekip shumë i mirë, vetëm duhet të mbajmë qëndrimin tonë dhe të punojmë shumë, dhe një ditë do të kualifikohemi, ky është një premtim që ua bëj të gjithë tifozëve në Kosovë. Një ditë, ëndrra do të bëhet realitet.

Kualifikimi i Rumanisë nga pozita e parë ishte pak befasues sepse të gjithë prisnin që Zvicra ta zinte këtë vend në renditje, por kombëtarja e Rumanisë luajti shumë mirë, nuk humbi asnjë ndeshje, e meritoi vendin e parë dhe kualifikimin në EURO.

Nuk e di se çfarë rruge do të ndjekin në fazën tjetër, por mbetet për t’u parë”, deklaroi Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat