Fushë Kosova pëson fiasko nga Dukagjini

Futboll

Fushë Kosova pëson fiasko nga Dukagjini

Nga: K. Goca Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 14:53
Bujar Shabani

Dukagjini ka importuar tre pikë të mëdha nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan, ndërsa Fushë Kosova me humbje thellohet edhe më shumë në krizë.

Skuadra nga Klina ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Fushë Kosovës mikpritëse, në ndeshjen e mbetur të javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Fushë Kosovës i anulohet goli në minutën e 62-të për shkak të një faullit në sulm.

Fushë Kosova ka pësuar fiasko nga Dukagjini.

Redon Syla në minutën e 17-të ka shënuar nga afërsia sikur edhe Bujar Shabani në atë të 50-tën.

Në minutën e 81-të, Altin Merlaku i jep goditjen përfundimtare vendasve, 0:3.

Dukagjini renditet në vend të gjashtë me 20 pikë dhe Fushë Kosova është në të nëntin me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat