Ka vdekur futbollisti Agyemang Diawusie (25), këtë e ka bërë të ditur të martën klubi i tij SSV Jahn Regensburg.
Ish-reprezentuesi gjerman i të rinjve ishte vetëm 25 vjeç. Klubi i tij, SSV Jahn Regensburg, njoftoi vdekjen e sulmuesit në mediat sociale
“Këtë të martë, SSV Jahn mori lajmin e tmerrshëm Jahn Agyemang Diawusie vdiq në moshën 25-vjeçare. Klubi është i tronditur dhe thellësisht i prekur nga kjo ngjarje tragjike. Ne ndjejmë së bashku dhimbjen dhe mendimet tona janë me familjen.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Diawusie u transferua në Regensburg këtë verë. Anësori u shfaq në dymbëdhjetë ndeshje të ligës këtë sezon. Diaëusie përfundoi stërvitjen e tij të futbollit në 1. FC Nürnberg dhe Red Bull Leipzig.
Në total, 25-vjeçari luajti mbi 100 ndeshje në kategorinë e tretë dhe u përfshi drejtpërdrejt në gola të shumtë. Në vitin 2016 ai u thirr edhe për ekipin U-19 të Gjermanisë dhe luajti me kohë të pjesshme.