Ballkani ka një thirrje për tifozët shqiptarë

Futboll

Ballkani ka një thirrje për tifozët shqiptarë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 14:06
Ballkani

Ballkani luan të enjten në “Air Albania” përballë Viktoria Plzen, sfidë e fazës së grupeve në Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë si objektiv fitoren përballë kryesuesve çekë, të cilët janë kualifikuar.

Skuadra e Ilir Dajës pritet të ketë një mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë, ndërkohë që edhe çmimet e biletave janë të arsyeshme.

Ballkani-Viktoria Plzen do të transmetohet në SuperSport 2 prej orës 18:45 të së enjtes.

"Jemi vetëm një ditë para një momenti të radhës, shumë të rëndësishëm për ne.

Ndeshja ndaj Viktoria Plzen është sfida me peshën më të madhe të deritanishme të rrugëtimit tonë në Evropë.

Me mbështetjen në “Air Albania” të tifozëve shqiptarë gjithandej viseve, Ballkani është gati për të shfaqur edhe një ndeshje të madhe", njofton Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat