Drita e prezanton trajnerin e ri, Zekirija Ramadani

Futboll

Drita e prezanton trajnerin e ri, Zekirija Ramadani

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 12:38
Zekirija Ramadani - djathtas

Drira e ka emëruar sot edhe zyrtarisht trajnerin e ri.

Zekirija Ramadani do ta pasojë të larguarin Akis Vavalis.

Trajneri shkupjan ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25 me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Ramadani kishte eksperienca të suksesshme dhe me trofe të fituar në futbollin me ekipet si Trepça ’89, Feronikeli, Prishtina e Gjilani.

Drita ka mbetur 10 pikë prapa liderit Ballkani, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat