Alkoli i shkatërroi karrierën

Futboll

Alkoli i shkatërroi karrierën

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 19:53
Adriano

Në 30 vitet e fundit, bota e futbollit ka parë disa sulmues fantastikë që kanë arritur të lënë gjurmë të mëdha, por disa prej tire mund të bënin shumë më tepër.

Shembulli më i mirë është Adriano, i cili për shumë ishte sulmuesi më i mirë në botë kur shkëlqeu te Interi dhe më pas gjithçka shkoi drejt greminës. Pas disa vitesh, Adriano u rikthye sërish në fushë, por do të ishte më mirë të mos e kishte bërë këtë.

Braziliani pati disa sezone madhështore në fanellën e Interit dhe konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në botë në atë kohë. Mirëpo, gjithçka u ndërpre nga vdekja e të atit, nga e cila Adriano duket se nuk ka mundur të rikuperohet edhe sot e kësaj dite dhe kjo ka qenë katastrofike për karrierën e tij futbollistike.

Ai iu dorëzua alkoolit dhe la pas dore futbollin dhe kur u largua nga Interi, tregoi në Sao Paulo, Flamengo, Roma dhe Corinthians se ende ka magji në këmbë, por kurrë nuk mundi ta heqë qafe atë barrë në shpinë.

Adriano e përfundoi karrierën e tij në vitin 2016 pas një periudhe të pasuksesshme te Miami United.

Se nuk ka më magji në këmbët e ish-bishës me top në këmbën e majtë u pa edhe kur u kthye sërish në fushë në ndeshje për bamirësi ku Adriano dukej sikur nuk e kishte parë kurrë topin në jetën e tij. Është trishtëuese kur shikon momentet nga ajo ndeshje, ku Adriano nuk arrinte dot që të godiste topin, ndryshe nga magjitë që ka prodhuar vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat